Mesazhi I Drejtorit te Pergjithshem

Kam kenaqesine dhe krenarine t’ju prezantoj ARMO sha, kompanine kryesuese ne treg ne fushen e rafinimit dhe tregetimit te karburanteve “Made in Albania”, pjese e Grupit Taci Oil.

Ne tashme kemi konsoliduar pozicionin udheheqes ne industrine e naftes ne Shqiperi, dhe me privatizimin e shoqerise ARMO ne mbetemi i vetmi Grup i integruar vertikalisht. Me nje volum shitjesh me shume se 300 milion $ dhe nje ekip te dedikuar prej rreth 1,600 persona, ne do te zgjerojme me tej veprimtarine tone, me nje plan ambicioz investimi rreth $ 250 milion, qe do te dyfishoje volumet dhe fitimet tona.

ARMO mbart ne portofolin e saj te aktiveve dy rafineri me kapacitet rreth 1.5 milion ton te cilat ofrojne per tregun shqiptar dhe ne rajon me shume se 10 tipe produktesh. Me nje rrjet shperndarje prej 4 njesi te shperndarjes nen administrimin e ARMO-s dhe rreth 100 pika te shitjes me pakice “Taci Oil”, ne mund te themi me bindje se duke operuar ne sinergji te plote me kompanite tregetare te Grupit , I sherbejme ne kohe reale dhe me cilesi games se gjere te klienteve tane dhe popullates kudo ne Shqiperi.

ARMO pervec te tjerave, mbart nje histori shumevjecare dhe nje thesar te pacmuar vlerash profesionale dhe njerezore te inxhiniereve dhe te gjithe stafit, qe kane te lidhur edhe historite e tyre njerezore me kete kompani.

Si perfundim me nje kombinim te perkryer parametrash teknologjike, treguesish te tregut dhe pasurise me te cmuar qe jane stafi dhe bashkepunetoret tane, jemi te bindur qe cdo dite jemi duke hedhur hapa te sigurte drejt suksesit te garantuar.

Sinqerisht Juaji

Rezart Taçi
Drejtor I Pergjithshem