
Informacion mbi Kompanine
Veshtrim I pergjithshem mbi ARMO
- ARMO sha, nje ish-kompani shteterore, eshte privatizuar per 85% te aksioneve ne Gusht te vitit 2008.
- Amra Oil sha me aksioner kryesor Anika Enterprises SA (aksionere e 80% te saj), zoteron 85% te aksioneve te kompanise ARMO sh.a.
- Pjesa tjeter prej 15% te aksioneve eshte nen pronesine e Qeverise Shqiptare e perfaqesuar nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.
- ARMO eshte nje perfaqesues i rendesishem i industrise shqiptare te naftes.
- Me nje pjese te tregut per gasoil prej afersisht 25%, i vetmi furnizues bitumi tregut dhe i vetmi furnizues i TEC (Termo Elektro Central) Fier me lende djegese, ARMO eshte industria me e rendesishme ne vend.
- ARMO eshte e vetmja rafineri ne Shqiperi qe zoteron te drejtat e perpunimit te naftes bruto dhe kjo perveç shperndarjes, marketingut dhe tregtimit te te gjitha llojeve te nen-produkteve te naftes.
- ARMO kenaq kerkesat per pothuajse 50% te produkteve te naftes ne vend, si dhe nje pjese te kerkeses ne rajonin e Ballkanit si Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.

