Strategjia jone

  • Strategjia jone per te zhvilluar tregun vendas dhe eksportet, eshte krijimi i nje rrjeti te shperndaresve te medhenj ne menyre qe progresivisht te reduktohet furnizimi nepermjet tregetareve me shumice sekondare, me qellim kjo, per t’i sherbyer konsumatoreve kryesore, vendas dhe te huaj (perdoruesit perfundimtar), duke promovuar ne menyre aktive nxitjen e shitjeve permes nje operacioni marketingu te programuar dhe konsistent.
  • Qellimi eshte qe te arrihet konsumatori perfundimtar, nepermjet integrimit te metejshem duke zhvilluar rrjetin e shitjes me pakice. Kjo do te na lejoje te permiresojme cilesine e pergjithshme te biznesit dhe te sherbimit ndaj klientit / perdoruesit perfundimtar.

Ne synojme qe te vleresojme dhe klasifikojme klientet e portofolit ekzistues, ne baze te komponenteve te meposhtem:

  • Volumi i biznesit;
  • Besueshmeria dhe rendimenti;
  • Logjistika dhe kapacitetet e shperndarjes;
  • Kapacitetet magazinuese;
  • Kapacitetet Transportuese;
  • Historiku bankar;
  • Kapaciteti/Fuqia Financiare dhe potenciali i zgjidhjeve;
  • Pozicioni dhe reputacioni ne treg.